Dy spektatorë specialë janë ‘zbuluar’ sonte mes publikut që ndjek spektaklin Dance Albania’ në sallë.

Bëhet fjalë për partnerin e Cindy-t dhe babain e saj, të cilët kanë qenë të pranishëm për të ndjekur nga afër performancën e saj.

E pyetur nga Alketa Vejsiu, se sa e vështirë është për të kur ndiqet aq pranë nga sytë e partnerit, ajo përgjigjet:

“Shumë emocionuese patjetër. Kisha emocione sepse ai ishte javën e kaluar për herë të parë dhe ishte edhe babi gjithashtu. Por kur filloj të kërcej, nuk mendoj për asgjë.”

Kanë qenë këto fjalët e Cindy-t e cila vazhdon të grumbullojë pikë dhe vlerësim të madh nga juria në këtë eksperiencë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb