Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë punuar në të zezë dhe janë paguar informalisht të tregojnë ku dhe kush i ka paguar në këtë mënyrë, që më pas të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike.

Rama shprehet se kjo bëhet jo për të penalizuar punëdhënësit që kanë bërë këtë shkelje të rëndë por për të verifikuar dhe për të ndihmuar edhe ata që kanë punuar në të zezë.

Ai shprehet se nuk mund fillojnë ndihmat tani për ata që kanë punuar në të zezë pasi në atë mënyrë të gjithë do të vinin dhe të thoshin se kanë punuar në të zezë.

 

 

”Kemi marrë garancinë se intrumenti financiar I garancisë sovrane 100 milionë dollarë do të funksionojë menjëherë. Edhe shtyrja e kësteve të kredive do të bëhet siç e kemi diskutuar me Guvernatorin.

Ka hasur plot probleme tek bankat por po e theksoj që po lutem për durim. Por ne jemi zgjuar edhe pas ditës suaj të gjatë të rezistencës. Ka problem edhe me ata që kanë punuar në të zezë. Nuk bëjmë diçka symbyllur. Sepse nuk mund të ndajmë kush ka punuar për kë se ashtu vijnë të gjithë dhe na thonë. Por nëse ju na hapni sytë se ku keni punuar në të zezë dhe kush ju ka paguar në të zezë . Dhe jo për të penalizuar ata që ju kanë paguar në të zezë por për të verifikuar rastin.

Nuk është diçka që nuk e kemi verifikuar. Së pari do të analizojmë sjelljen e kompanive në lidhje me instrumentin që i kemi vënë në dispozicion. Do ja u derdhim deri në fund të luftës pagën e luftës pavarësisht se deri kur zgjat.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb