Marcus Rashford është vetëm 19-të vjeç, por me lojrat e zhvilluara deri më tani, ai ka pushtuar zemrat e “djajve të kuq”. Për shumë nga tifozët e Manchester United, Rashford është idhulli i ri i “Old Traford”, pasi tashmë Roney duhet t’i lërë vendin dikujt më të ri.

“The Sun” ka raportuar sot se vetëm pak ditë më parë, Rashford është përfshirë në një aksident të tmerrshëm me makinë duke shkatërruar Mercedezin 80 mijë eurosh.
nintchdbpict000291486602
Sulmuesi i kombëtares së “Tre Luanëve” po kthehej në shtëpi pas seancës stërvitore kur një makinë i ka ndërprerë rrugën makinës së tij Mercedez CLA 45 Coupe. Aksidenti ka ndodhur 24-ër orë përpara se United të ndeshej me West Ham më 3 janar. Nga përplasja Rashford ka marrë disa goditje por nuk ka pasur asgjë më shumë se disa dhimbje, që do të kalonin shumë shpejt. Mjekët e ekipit më vonë deklaruar se ai është mirë, por me fat që shpëtoi me aq.

Edhe pse para disa orësh kishte pësuar aksident, Mourinho vendosi që t’a aktivizonte në sfidën e 3 janarit kundër West Ham.

Një burim thotë: “Ishte një eksperiencë e tmerrshme për Marcus teksa ai ka më pak se dy vite që i jep makinës. Ai është një shofer i kujdesshëm dhe makina me të cilën që u përplas ishte e preferuara e tij pasi ishte e para e blerë pas kontratës së nënshkruar me United.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb