MOSKE – Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se lufta me Ukrainën fqinje nuk ka të ngjarë të ndodhë, ndërsa nënvizoi mbështetjen e tij për marrëveshjen e fundit për armëpushim si mënyrën më të mirë për të stabilizuar pjesën lindore të Ukrainës.

Në një intervistë për mediat ruse, presidenti Putin u pyet nëse ekzistonte një kërcënim real për luftë duke pasur parasysh situatën në lindje të Ukraines. “Mendoj se një skenar i tillë apokaliptik nuk ka të ngjarë të ndodhë dhe shpresoj që nuk do të ndodhë kurrë” deklaroi ai.

Numri një i Kremlinit theksoi se nëse marrëveshja e Minskut do të zbatohej, pjesa lindore e Ukrainës do të stabilizohej në mënyrë graduale. “Europa është po aq e interesuar sa edhe Rusia. Askush nuk dëshiron konflikt në kufijtë e Europës, e veçanërisht një konflikt të armatosur” deklaroi Putin.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: