KELCYRE- Mbrëmja e Maturës është një moment i veçantë për çdo të ri që përfundon studimet e shkollës së mesme, dhe që shoqërohet padyshim me kujtime të paharrueshme. E nëse vendos ta bësh këtë ditë sa më të veçantë, duhet patjetër të bësh diçka ndryshe nga të tjerët.

Këtë gjë ka vendosur të bëjë një maturant nga Këlcyra i cili ka zgjedhur të shkojë në mbrëmjen e maturës me traktor.

Maturanti ka zgjedhur të shkojë në këtë event me traktor, të cilin nuk ka ngurruar ta “dekorojë” si për festë

Ndërkaq, në fotot e publikuara, dallohet qartë një tjetër element i vendosur në xhamin e parë të traktorit, një poster elektoral.

Maturantët e këtij viti janë shfaqur plot ide, pasi disa jave më parë një tjetër i ri zgjodhi të shkojë në mbrëmjen e maturës me gomar.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: