TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se riarrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako është një proces negociatash dhe me të akuzuarit e tjerë që të mos flasin.

Duke folur për çështjen e inceneratorëve, Berisha tha se këto zhvillime janë dramatike, të turpshme dhe kriminale.

“Mund t’u them se riarrestemi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër vetëm një proces negociatash dhe me ata të tjerët që janë akuzuar që të mos flasin dhe të dalin shumë shpejt nga burgu. Janë të gjitha këto zhvillimet më dramatike, më të turpshme, më kriminale të Edi Ramës dhe SKAP-it të tij që tallet me drejtësinë, me ligjin, me Kushtetutën e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb