Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Gëzim Haroku, i cili dyshohet si personi që qëlloi me armë ndaj kompleksit në Yrshek të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Haroku ka thënë para togave të zeza se i ka gjetur armët në tunelet e liqenit të Kasharit dhe i ka dërguar në shtëpi.

Seanca në gjykatë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa ndaj Gëzim Harokut rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb