Nadia Denysenko dhe tre fëmijët e saj shpëtuan nga tmerret në Mariupol pasi qëndruan tre javë nën rrethim të vazhdueshëm nga forcat ruse.

Për ditë të tëra, ajo bashkë me dy fëmijët qëndruan të vetëm në banesën e tyre të ftohtë ku dritaret ishin hedhur në erë nga granatimet, ndërsa kishin ata kishin shumë pak për të ngrënë dhe asgjë për të pirë.

“Ne jemi të sigurt dhe tashmë mund të blejmë ushqim”, tha ajo për BBC. “Por djali im ende fsheh ushqimin: bukë, karamele. Ai e fsheh atë në pjesë të ndryshme të banesës ku po qëndrojmë.”. Ajo rrëfehu se e kishte pyetur të birin se për çfarë e fshihte ushqimin, ndërsa ai i kishte kthyer përgjigje se; “Nesër mund të ha diçka”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: