Ligje te ashpra e barbare mbizotërojnë në Indonezi. Bëhet fjalë për ligjin Sharia, që dënon veprime të shumta të njerëzve në publik.

Qindra njerëz janë mbledhur në një shesh para një xhamie në Indonezi ku një femër u rrah me shkop derisa i ra të fikët. Femra u dënua me rrahje me thupër sepse u pa pranë një mashkulli.

Nur Elita, studente u dënua sepse ka dhunuar ligjet e Sharia, ndërsa ngjarja u shënua në Baiturrahumim në Banda Aceh.
Ajo u rrah derisa i ra të fikët. Më pas u qëllua me thupër në publik dhe djaloshi që u pa pranë studentes.
Sipas ligjeve Sharia, femrat dhe meshkujt që nuk janë të martuar nuk duhet të afrohen me njëri-tjetrin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: