Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në podcastin e kryeministrit Edi Rama dy muajt e saj në qeli në Itali kur u arrestua, pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. Lila e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj.

“Dy muaj në burg dhe dy javë në izolim në një dhomë pa dritare pa pasqyrë. Ditët janë të gjata nuk mbarojnë kurrë. Nuk ke sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Nuk kishte as dritë dielli. Është një moment kufiri kur ti e di që je e pafajshme e do të dalësh që aty e kohën e shpenzon për të menduar spiritualisht për të arritur një shkallë më lart ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më.

Nuk kam ngrënë nuk kam pirë. Nuk kam fjetur në krevat. Kam qëndruar në karrige. U mundova dhe ta dua atë dhomë që të mos shqetësohesha shumë. Muret ishin me emra, data, poezi. Kishte shumë për të parë dhe fantazuar. Kishte shumë energji të lënë aty brenda. E përdora si mjet për meditim dhe jo mjet autoshkatërrimi”, tha këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: