Presidenti Ilir Meta merr sot pjesë në nderimin e Luftës së Koplikut “100 vjet që u ndal coptimi”.

Në këtë aktivitet që po zhvillohet në Malësinë e Madhe e pranishme është edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila para pak ditësh ka dalë nga izolimi pasi ishte e infektuar me COVID-19.

Presidenti Meta në momentin kur takoi kryebashkiaken iu drejtua duke i thënë “qënke shumë mirë, si kokrra e mollës”.

Lufta e Koplikut e cila do nderohet nga Presidenti Meta është një aktivtet që zhvillohet nga shoqata “Kënga Jone”.

Ky aktivitet duket si një organizim i opozitës së Bashkuar duke qenë se ka vetëm përfaqësues të PD dhe LSI. Ndërkohë mungojnë përfaqësues të majtë si dhe kryetari i bashkisë Malësi e Madhe.

Kryebashkiaku Marinaj në një bisedë telefonike deklaroi se ka patur ftesë nga shoqata “Kënga Jone” por nuk ka qenë e parashikuar që ai të mbajë fjalën e rastit në axhendën e aktivitetit duke qenë një i ftuar si gjithë të tjerët duke berë që të mos marrë pjesë në këtë aktivitet. Të pranishëm në sallë janë vetëm eksponentë të PD dhe të LSI duke berë që ky takim për nderimin e Luftës së Koplikut të rezultojë si një aktivitet i opozitës së Bashkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb