TIRANE- Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u vendos për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit 2015 për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.

Sipas këtij vendimi masa e financimit nga buxheti i vitit 2015, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, i miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, do të shkojë 31 416 000 (tridhjetë e një milionë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Kjo shumë ndahet 11 748 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës; dhe 19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë: 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës dhe. 5 280 000 (pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë: 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës dhe 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë: 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës dhe15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, përkatësisht,: 10 144 000 (dhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit); 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër. Ndërsa 7 000 000 (shtatë milionë) lekë i përfiton, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2015.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: