PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë leje drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç që të hyjë nesër në Kosovë.

Ai kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën që organizohet nesër në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin për krime lufte, Oliver Ivanovië.

“Gjuriqit i është refuzuar kërkesa për hyrje në Kosovë, meqë ai nuk ka respektuar proceduarat sipas të cilave kërkesa duhet të bëhet 48 orë me herët”, ka thënë burimi i lajmi.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ditë më parë i kishte dërguar edhe një letër, shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, duke i kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit për Oliver Ivanoviçit duke e lejuar këtë të fundit që të mbrohet në liri.

I dyshuari për krime lufte, Oliver Ivanoviç, ka shtatë ditë që është futur në grevë urie duke kundërshtuar në këtë formë masën e përcaktuar me paraburgim nga një panel i EULEX-it. Gjatë ditës së sotme është raportuar që gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: