Kryeministri Giuseppe Conte mori sot detyrën për formimin e qeverisë nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella. Conte e pranoi caktimin dhe paraqiti listën e ministrave në krye të Shtetit. Betimi i qeverisë së re do të zhvillohet nesër në Quirinale në orën 16.00

“Ekzistojnë të gjitha kushtet për një qeveri politike Lega – 5 Yjet me kryeministër Conte-n,” konfirmuan liderët e dy partive, Luidi Di Maio dhe Matteo Salvini, pas takimit me Giuseppe Conte-n më herët ditën e sotme

Në ekzekutivin e “5 Yjet- Liga”, Giovanni Tria, presidenti i Shkollës së Administratës Kombëtare, mund të jetë ministri i ri i Ekonomisë.

Ndërsa Paolo Savona do të drejtojë politikat e Bashkimit Europian, Enzo Moavero Milanesi do të udhëheqë ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Angazhim, qëndrueshmëri, durim, kokë e zemër për të mirën e italianëve. Pas shumë pengesave, sulmeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave, më duket se ia dolëm. Faleminderit të gjithëve, kemi nevojë për ju,” shkruan në Facebook, udhëheqësi i Lega-s, Matteo Salvini.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: