MAQEDONI E VERIUT

Dy ditë pas zgjedhjeve ende nuk ka asnjë konkretizim se kush do ta formojë qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut pasi koalicioni kërkon mbi 60 mandate nga 120 që ka parlamenti.

Mediat maqedonase kanë bërë me dije se seanca konstituive mbahet më 30 korrik teksa LSDM ka preferuar për disa ditë heshjen politike në mënyrë që qytetarët të qetësohen pas fushatës dhe zgjedhjeve.

Por nga LSDM janë të bindur se Zaev do të jetë mëndatari i qeverisë së re dhe po ai vetë kryeministër. Prapa nuk bën as BDI që ka lënë të nënkuptohet se do e kërkojë me ngulm deri në fund kryeministrin e saj shqiptar në Maqedoninë e Veriut, madje lë të hapur edhe koalicionin me VMRO- DPMNE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb