TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment.

Meta shkruan se Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë dhe se 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulëta.

“Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulëta.

Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment”, deklaron Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb