Qeveria zvicerane ka vendosur të lehtësojë masat anti-covid, ndaj duke nisur nga 1 marsi do të hapen dyqanet dhe muzetë, zonat e mjediseve të kohës së lirë.

Po ashtu, autoritetet kanë vendosur që takimet me familjen dhe miqtë në ambiente të hapura siç janë aktivitetet sportive dhe kulturore (pa kontakte fizike), përsëri lejohen me deri në 15 persona.

Adoleshentët dhe të rinjtë deri në moshën 20 vjeçare mund të marrin sërish pjesë në shumicën e aktiviteteve sportive dhe kulturore. Ndërkohë që hapi tjetër i hapjes thuhet se do të zhvillohet më 22 mars, siç janë eventet kulturore dhe sportive me një audiencë, sportet në ambiente të mbyllura dhe hapja e tarracave të restoranteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: