Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara Ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.

Grupi protestues “Led By Donkeys” ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.

Protestë përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër Protestë përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër

“Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.

Flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër Flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër

“Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t’ia kujtuar atij këtë.”

Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën.

Në mbarë botën pati protesta të shumta në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë Në mbarë botën pati protesta të shumta në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë

Konflikti njëvjeçar ka shkatërruar zona të shumta të Ukrainës dhe sipas burimeve perëndimore ka shkaktuar 150,000 viktima nga secila palë./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb