Një nga pjesëmarrësit në protestën kundër qeverisë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, sipas tij, qeveria i ka “orët e numëruara”.
Protestuesi nga diaspora e cilësoi godinën e Kryeministrisë si “kështjellë të krimit dhe tradhtisë”, ndërsa përdori krahasime historike për kryeministrin.
“Pas nesh është kështjella e krimit, e tradhtisë. Regjimi i Edi Ramës i ka orët e numëruara. Edi Rama është një kufomë politike. Ai është Hamza Kastrioti. Dikur zonja Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por ai nuk krahasohet me Ismail Qemalin, është Haxhi Qamili”, u shpreh protestuesi.
Protestuesi: Kështjella pas nesh është kështjella e krimit, e tradhtisë, i ka orët e numëruara regjimi i Edi Ramës. Edi Rama është një kufomë. Ai është Hamza Kastrioti. Zonja Spiropali i thurte dikur elozhe, e krahasonte me Skënderbeun, ai është Hamza Kastrioti, ai nuk krahasohet me Ismail Qemalin, porështë Haxhi Qamili.
