Analisti Genc Burimi në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Parisin për pak ditë, ku do takohet me presidentin francez Emanuel Macron.

Burimi thekson se i bën përshtypje fakti që mediat e Tiranës nuk kanë dhënë informacione për këtë vizitë, e cila është tepër e rëndësishme. Për Burimin, ka disa arsye se përse vizita në Francë e Ramës po mbahet sekret.

“Rama do pritet me ceremoni shtetërore në Elize. Nuk e di pse e mbajnë sekret vizitën e Ramës? Shërbimet diplomatike janë detyruar që të çojnë ftesë për diasporën dhe prandaj e kuptova se kryeministri ynë do vizitojë Parisin. Arsyeja pse Rama nuk do ta bëjë publike vizitën besoj se është edhe për shkak të vizitës së Vuçiç në Paris përpara disa ditësh. Ndoshta kjo vizitë e Ramës është vendosur në moment të fundit, me qëllim që të balancohet vizita e Aleksandër Vuçiç. Edi Rama ndoshta do thotë pse ju nuk e dinit këtë vizitë? Por, mungesa e informacionit për media më bën përshtypje.

Këtë herë ceremonia do jetë ushtarake. Ndoshta arsyeja tjetër mund të jetë sepse mund t’i frikësohen diasporës, pasi besoj e keni vënë re që dalin me pankarta “Poshtë qeveria etj”. Ndoshta për të ndaluar propagandën antiqeverisë shqiptare. Unë doja ta mbyllja me shprehjen se a nuk është mosinformimi një lloj dezinformimi?”, deklaroi Burimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb