ELBASAN- Ashtu siç thashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama edhe sot ka përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale me një foto dhe një urim “Mirëmëngjesi”. Këtë të dielë, kryeministri Rama e ka nisur me një foto nga Elbasani, ku duket ndryshimi nga viti 2013 e deri më sot.
Aty ku 4 vite më parë kishte mbeturina, sot ka park dhe lulishte.
Kryeministri Rama shton se ka ende shumë punë për të bërë në Elbasan.
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Elbasanit më 2013 dhe sot.
Shumë është bërë, por akoma edhe më shumë mbetet ende për të bërë #PërElbasaninQëDuam ?#PërShqipërinëQëDuam ?? ?? me #Shtet ?#Punë ? #Mirëqenie ? dhe me #PartinëSocialiste ?”, shkruan kryeministri Rama.
(el.sp/BalkanWeb)