Avokati i njohur, Spartak Ngjela, argumenton nëpërmjet një statusi në rrjete sociale se kryeministri
Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë trembur nga kreu aktual i PD, pasi sipas tij, politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.

Ngjela nënvizon se Rama po nxjerr njerëzit e tij, pasi do të vërtetojë tezën e Berishës.

Sipas Ngjelës ajo që po bën Amerika është në vetvete fillimi i kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.
Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)
Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?
Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?
Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.
Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:
A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.
Këtë muaj do të duket…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb