Nuk ka ende asnjë përgjigje zyrtare nga kryedemokrati Lulzim Basha për letrën e 5-të dërguar nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë përmes Facebook-ut, Basha vijon të jetë aktiv e t’i bëjë jehonë protestës së mbrëmshme të opozitës.

Sot ai ka postuar një kolazh me foto nga protesta dhe me mesazhin se: Demokracinë, të drejtat dhe liritë nuk i dorëzojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

POSTIMI I BASHES
Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb