Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar protestat masive që po mbahen në Tiranë prej 56 ditësh, ndërkohë që sot mbahet i 57-i në radhë. Ai komentoi në një dalje televizive se Rama është treguar i pabesë me shqiptarët, duke u ndalur te dokumenti që ai iu propozoi shqiptarëve. Sipas Salianjit, Rama dhe Berisha janë dy personazhe të dala mode në Shqipëri, ndërsa theksoi se protesta është një ngjarje e jashtëzakonshme.

“Është ngjarje e pa ndodhur në Shqipëri, pasi ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Është persistencë dhe qëndrueshme për t’u pasur zili nga qytetarët, për të kërkuar dorëheqjen Ramës. Nuk janë ndikuar nga botërori apo dhe nga temperaturat e larta. Ky reagim ka marrë mbushjen e qytetarëve. Sot Rama duket demode, i dalë mode, bashkë me Berishën. Do të dali nga jeta politike. Protesta ia ka arritur që të jetë tërheqëse. Rama dhe Berisha po mbrojnë njëri-tjetrin, për të mbrojtur interesat e tyre. E kanë kthyer partinë në prona të tyre private. Protestuesit me intuitë të gjerë, atë që thonë sondazhet, po bëjnë një reagim të duhur. Prej 7-8 muajsh kam thënë të njëjtën gjë në takimet që kam pasur, pasi Berisha është pengesa për zhvillimin e vendit dhe Ramën nuk e duan më. Janë një politikë e kapur.

Secili prej qytetarëve del për një shqetësim të vetin. Kur kemi një sistem që i shërben interesit personal, do të vinte ky moment, pasi nuk kemi përfaqësim. Ky është moment me rëndësi për vendin, që e glorifikon mendësinë e popullit shqiptar. Rama ka propozuar një Kuvend të ri. Besa ka qenë një institucion i shenjtë shtetëror, dhe të sjellësh disa shekuj më pas një institucion që funksionon në marrëdhëniet njerëzore, por jo në politikë, është regres. Besa jepej për fjalën, për gjakmarrjen, për pritjen ndaj mikut. Në këtë situatë Rama është treguar i pabesë duke mos e respektuar kontratën me shqiptarët.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: