Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Rama me anë të postimit në FB nuk ak kursyer thumbimet ndaj opozitës duke shkruar se me pamjet nga spitali le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të keqe.

Po ashtu ai shton se është krenar që qeveria po ndërton spitale që para 7 vitesh as më optimisti nuk i imagjinonte teksa premton se do të vijojë pa pushim.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

🏥Durrës – Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë, për #ShëndetësinëqëDuam😍

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb