Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregohen takimet e kryeministrit shqiptar me liderë politikë europianë.

Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare, Rama shfaqet në takime me liderë ballkanikë e europanë.

Edi Rama tha më herët se gjatë vizitës së tij në Pragë, ka siguruar mbështetjen e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) për çeljen e negociatave.

Për Ramën, kjo nuk është e gjitha, pasi ka dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

– Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik?”- deklaroi më herët Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb