Ish- zv.kryeministri i PD Genc Pollo ka kujtuar një nga kushtet e KE në prill për të komentuar ndërmjetësimin që ofroi sot Rama si kryetar i OSBE për të zgjidhur çështjen në Bjellorusi.

Pollos i ngjan situate në Minsk me dhjetorin e 1990 në Tiranë dhe shpreson që OSBE të jetë e dobishme.

Por Pollo kujton një nga kushtet e Këshillit Europian në prill, që sipas tij shokët e partisë së kryetarit të OSBE, Edi Rama në Shqipëri duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash, ndërkohë që vetë Rama i bën thirrje Presidentit bjellorus Lukashenko për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

STATUSI NGA GENC POLLO

Shpresoj që OSBE të jetë e dobishme për popullin bjellorus, për të drejtat e liritë e qytetarëve të atij vendi. Ngjarjet në Minsk më kujtojnë Dhjetorin 1990!

Por prit! Të shohim aktualitetin me sy të hapur e me këmbë në tokë.

Kryetari i Rradhës i OSBE-së, zoti Rama bën thirrje për zgjedhje të lira e ndershme në Bjellorusi

A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Europian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të Rradhës duhet tē dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave

Mendoni për këtë kur të mendoni për apelin e zotit Rama ndaj zotit Lukashenka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb