Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj ka komentuar ditën e sotme paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ai u shpreh në Panorama TV se kjo zgjidhje nuk mund të japë atë që presin investitorët pasi ata janë në kërkim të vazhdueshëm të të drejtave të tyre

“Ajo që ndodh në këto raste është se duhet parë gjeneza e këtyre marrëveshjeve. Kjo nuk është një zgjidhje që mund të japë atë që presin investitorët, publiku shqiptar dhe imazhi i Shqipërisë. Problemi duhet kërkuar edhe te vetja duke bërë analizë. Investitorët e huaj janë në kërkim të vazhdueshëm të të drejtave të tyre. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe bizneset shqiptare për sa kohë qeveria nuk dëgjon problemet e tyre”, deklaroi Gjokutaj.

Ai komentoi edhe rastin e shembjes së “Prestige Resort” pa dalë ende vendimi i gjykatës. Ai theksoi se precedentët e këtyre vendimeve detyrojnë bizneset të dalin kundër shtetit, për sa kohë preken interesat që vetë shteti i ka garantuar.

“Precedentët e këtyre vendimeve e detyrojnë secilin që dashur pa dashur të dalë kundër shtetit të vet për sa kohë i preken interesat që vetë shteti ia ka garantuar me kohë. Nuk mund të bëhet një politikë e caktuar duke u kujtuar në një moment të dytë. Kjo është një kulturë që është mbartur, nuk është vetëm e këtij momenti”, deklaroi Gjokutaj./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb