Lidhur me paketën e ndihmës ekonomike Fatos Lubonja duket se bie dakort me propozimet e liderit opozitar Lulzim Basha sa i përket pagave për personat që kanë mbetur papunë për shkak të izolimit.

Sipas Lubonjës Shqipëria jep vetëm 60 milionë euro për këtë kategori bashkë me biznesin kurse Kosova jep 3-fishin, pra 170 milionë euro.

Po ashtu analisti shprehet se është gjithashtu dakort sa i përket apelit të Bashës ndaj Ramës për të lënë propagandën mënjanë dhe për t’u marrë konkretisht pasi edhe sipas Lubonjës Rama po bën veprime për propagandë personale pasi ka kapur gjithë pushtetet.

”Por i dërgon qeveria, por kjo është propagandë personale e Ramës pasi ka kapur gjithë pushtetet. Pasi ne nëse e paraqesim si shpëtimtarët të shqiptarëve por edhe të Europës nuk e dimë se çfarë mund të na bëjë nesër ky.

Regjimet i bëjnë metoda qeverisjeje këto. Nesër të heq të drejtën e  protestës, të drejtën e fjalës, të kontrollon më shumë, siç është folur për drone të kontrollohet lëvizja e njerëzve. Këto janë gjëra që bota i sheh.

Kjo krizë tregoi dështimin e Europës, është Europa e Bankave dhe jo e solidaritetit. Tregoi krizën, interesi pa kufij dhe harrohet komuniteti. Nuk e gjej kursesi kundërpeshën ndaj kësaj, ilaçin tek regjimet autoritare, që janë shumë herë më shtypëse.

Po e filloj nga opozita, pasi aty mund të dal tek menaxhimi  i situatës. Dëgjova më së fundi një prononcim të Lulzim Bashës në News24, pajtohem me atë që duhet të heqë dorë Rama nga propaganda dhe duhet të merret konkretisht më shumë.

Nuk pajtohem ndoshta në momentin duke parë sitautën me idenë se duhet mbyllur këto fasoneri, pasi ishte dhe ky mesazh i Bashës. Duhet të ketë më tepër fleksibilitet. Nuk dua të dal jashtë për qejf, por kam nevojë për disa pazare dhe të rruaj distancën. Është mirë që dyqanet të jenë hapur edhe për më shumë kohë.

Pajtohem me opozitën se si ka mundësi një vend si Shqipëria hedh 60 milionë euro për të papunët kurse Kosova 170 milionë euro, pra 1/3.

Austria, matet me shifra. Ka siguruar që nëse ke patur një biznes me 6 veta, pak a shumë një restorant që sot është i mbyllur. Ndërhyrja është që pronari merr 6 mijë euro për veten dhe familjes. Punëtorët marrin rrogat që kanë pasur dhe ja siguron shteti. Shqipëria është një vend që ka informalitet. Pra shumë njerëz nuk janë të regjistruar dhe ky është një problem shumë i madh.

Nuk i zihet besë asaj që mbylli, lëri të ngordhin në shtëpi se ne kemi ushtrinë, pra kjo është e rrezikshme.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb