Presidenti Meta i është përgjigjur pedagogut Mark Marku i cili në emisionin ”Kjo Javë” të News24 deklaroi se Rama po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese si dhe t’i kufizojë kompetencat Presidentit.

Ilir Meta me anë të një statusi në FB shprehet se Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit pasi ku nuk është problemi i vërtetë. Rama po tenton sipas Metës të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie apo ndryshime demokratike.

Po ashtu Meta ka bërë sërisht thirrjen për tubimin e 2 marsit, që qytetarët të mblidhen jo për të por për Shqipërinë.

 

STATUSI I ILIR METËS

I dashur Profesor Mark Marku!
Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!  #PërKushtetutën #PërShqipërinë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb