Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video në “Facebook”, në të cilën tregohen pamjet fantastike nga Festa e Birrës Korça, e zhvilluar pak ditë më parë në qytetin juglindor, duke mbledhur me qindra mijëra turistë vendas e të huaj.

Përbri videos, kryeministri shkruan se për katër ditë vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës, bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë, ku për 4 ditë mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë ? #festatlokale2019 #smilealbania???”, shkruan Rama.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb