Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shihet situata në disa vende të botës dhe rajon me COVID-19, si dhe krahasimi i Shqipërisë me këto vende sa i përket bilancit të pandemisë në fatalitete e infektime.

Në video tregohet se Italia është në prag të kolapsit shëndetësor ku pacientët po marrin mjekim jashtë spitaleve në makinat e tyre teksa ‘bum’ rastesh ka dhe në Çeki, Belgjikë, Francë, Spanjë Austri, Poloni dhe vende të tjera tëEuropvs.

Rama me këtë rast sulmon opozitën duke thënë se Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kapur vetë Covidin si aleat dhe po e përdorin për shpifje e dizinformim.

Ai shton se opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë dhe frymë kritike, kurse opozita shqiptare është turpi i atyre që e mbështesin.

STATUSI NGA EDI RAMA
Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?
Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!
Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima e gromësima katastrofike!
Dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që ka kapur e përdor edhe vetë Covidin si aleat, për të tmerruar popullin me shpifje e dizinformim, sot kur populli gjendet nën sulmin e virusit vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb