KAVAJE- Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar nga Kavaja ku ndodhet prej dy ditësh, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, aleati i Bashës tregon atmosferën në Kavajë, pas vendimit të Ramës.

“Fitoreeeeeeee ? Përshëndetje nga Kavaja RAMA RA”, shkruan Kreshnik Spahiu, bashkangjitur fotos ku shfaqet bashkë me disa të rinj, që mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin “Rama ra”.

Në deklaratën për mediat pasditen e sotme, kreu i qeverisë i përcolli kryedemokratit Basha mesazhin se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje. Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji do të nisë fushatën zgjedhore për 18 qershorin.

Sipas Ramës, me apo pa PD, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 18 qershor, siç është dekretuar nga presidenti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb