Kryeministri Edi Rama deklaroi se baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare në Porto Romano.

Rama theksoi se rindërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe është një element sigurie për rajonin tonë, për Ballkanin Perëndimor.

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe është një element sigurie për rajonin tonë, për Ballkanin perëndimor që e dimë se është një rajon që shpesh shoqërohet me tensione. Dy helikopterët e rinj janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër dua të falënderoj të gjithë banorët e zonës, për durimin që kanë treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj që shumë që baza të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuara edhe në ekonominë lokale. Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO-s me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO në Porto Romani gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht dhe së shpejti do t’i gëzohemi lajmit së shpejti të këtij plani.”, -tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb