Të hënën në orën 19.00, Shqipëria zbret në fushë për një ndeshje tjetër miqësore, atë ndaj Suedisë. Kuqezinjtë dëshirojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe do kërkojnë të bëjnë diçka të tillë, që në takimin që do mbahet në “Friends Arena”. Para takimit, në konferencë për shtyp, përveç Sylvinhos, doli edhe mesfushori Ylber Ramadani.

“Po luajmë ndaj një rivali me nivel të lartë. Atmosfera është fantastike, jemi të bashkuar. E dijmë që nuk luajtëm mirë me Kilim, por japim maksimumin nesër. Nesër na duhet të ndryshojmë qasje.

Ankthi i listës së Europianit: Zgjedhjet i bën trajneri dhe ne duhet të luajmë për t’i treguar trajnerit se ne e meritojmë të jemi atje. Nuk mendoj se është kjo arsyeja pse humbëm me Kilin. Unë gjithmonë e them përpara vihet grupi. Jam apo nuk jam do të jem gjithmonë në mbështetje të skuadës.

Suedi rival fizik, ka ndonjë problem? Ne i kemi zgjedhur këto ndeshje, bashkë me trajnerin, si të duhurat. Ne kemi ekip të mirë. Suedia janë të fortë, nesër futemi për të bërë futbollin tonë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: