“Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë”! – Andon Zako Çajupi.


Vargjet e Andon Zako Çajupit shkruar 100 vite më parë tingëllojnë më aktuale se kurrë edhe sot.


“Nuk i jepet burrit për punë shtëpie, thotë jam vetëm për punë jashtë, jo brenda shtëpisë. Unë nuk e detyroj, janë të ndara, gruaja bën punët e shtëpisë, burrit nuk i jepet për këto. Gruaja ka gjithçka në dorë”!


“Ne gratë jemi mësuar me punë shtëpie, pa bërë ato nuk dalim dot nga shtëpia” Ca është kjo punë që një burrë merret vetëm  40 minuta? Është kaq gjë e pavlefshme…”

Në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për progresin e grave dhe vajzave në botë për 2019-2020 Shqipëria është vendi i parë në Europë, sa i përket punës së papaguar që bëjnë femrat, pra punëve shtëpiake, ku përfshihen orët, që shpenzojnë çdo ditë në shtëpi, por dhe në raport me meshkujt.

Gratë në Shqipëri shpenzojnë nga 360 deri 500 minuta në ditë për të kryer punë shtëpie dhe për t`u kujdesur për fëmijët, ose punë të papaguar siç e përcakton Organziata e Kombeve te Bashkuara

360 minuta në ditë, ose 6 orë në ditë, harxhojnë gratë shqiptare pa fëmijë, dhe 500 minuta, ose 8 orë në ditë gratë me fëmijë të vegjël. Meshkujt shqiptare shpenzojnë vetëm 45 minuta ne dite. Edhe këtu ka një çudi, më të angazhuar me punë shtëpie rezultojnë burrat beqarë jo ata që janë bërë prindër.

Edhe pse e pranojnë mentalitetin qe ekziston ne shoqëri se është turp te besh pune shtëpie kur je burrë, vete shprehen se nuk futen ne këtë kategori.

 “Për punët e shtëpisë? Po gratë i bëjnë zakonisht. Kush do t’i bëjë tjetër? Ai që është burrë i mirë e ndihmon pak…se kur ka punë burri nuk e ndihmon dot gruan””

 “Jo nuk ekziston kjo, sidomos këtu në Tirane edhe burrat gatuajnë edhe lajnë enët, nuk është i vërtetë raporti. Duke ndryshuar po e kuptojnë se mund të bëhet si jashtë. Unë vetë gatuaj, e bëj ndonjë makaronë, ngrij rrobat nuk është turp…”

 “Keq është situata, është çik mentaliteti janë dembela meshkujt shqiptarë. Kanë turp por nuk është turp, si burrat edhe gratë janë të barabartë, unë vetë e ndihmoj gruan edhe kur kam kohe gatuaj”

Pavarësisht emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare, gratë dhe vajzat vijojnë ende të shihen si përgjegjëset kryesore sa u përket punëve të shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb