Raporti i fundit i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UHCHR-së thotë se rreth 108 milionë njerëz u zhvendosën me forcë në mbarë botën vitin e kaluar për shkak të persekutimit, konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Raporti i OKB-së zbuloi se shifra përfshin 62,5 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, 35 milionë refugjatë, 5.4 milionë azilkërkues dhe 5.2 milionë njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Në raport përmenden edhe shqiptarët, si aplikuesit më të mëdhenj në Europë bashkë me ukrainasit, gjeorgjanët dhe rusët.

Whatsapp Image 2023 06 15 At 11.30.58
Whatsapp Image 2023 06 15 At 11.30.58

Vitin e kaluar, në total u regjistruan rreth 359,100 aplikime të reja individuale nga shtetas evropianë, më shumë se trefishi i vitit 2021 shkruhet në raportin e Agjencisë së kombeve të bashkuara për Refugjatët.
Kjo rritje e lartë u nxit nga aplikimet e regjistruara nga shtetas shqiptarë ose 99% me shume rritje se në vitin 2021 ose 26,800 shqiptarë.

Raporti Unhcr Shqiptaret
Raporti Unhcr Shqiptaret

Në listë janë ukrainasit rritja e aplikimeve të tyre është 14 fish më shumë se 2021 për shkak të konfliktit të armatosur prej më shumë se një viti me tej gjeorgjanët dhe rusët. Turqia strehon popullsinë më të madhe të refugjatëve në mbarë botën me afro 3,6 milionë refugjatë, e pasuar nga Irani, Kolumbia dhe Gjermania me 2,1 milionë.

52% e të gjithë refugjatëve dhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare janë nga Siria, Ukraina (5,7 milionë) dhe Afganistani. Zhvendosja e detyruar sjell shkatërrim dhe ankth për çdonjërin prej miliona njerëzve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: