Shqipëri-Izrael nisi si një ndeshje e dyshimte, e pazakontë dhe ashtu përfundoi. Protagonizmi pritej nga shkallët e stadiumit por këtë rol e mori arbitri i ndeshjes me gjykimin e tij. Nëse kartoni i Gjimshitit ishte shumë i rëndë ai i Berishës ishte fatal.

Portieri kuqezi humbi qetësinë në një moment gjatë pjesës së dytë në minutën e 55-të teksa u konfrontua me sulmuesi Zahavi. Edhe pse ndeshja po luhej në krahun tjetër gjyqtari gjerman i sinjalizua nga asistenti i tij duke ndalur takimin dhe ndëshkuar Berishën me karton të kuq.

Për specialistin e gjykimit Albano Janku, gjyqtari i takimit u nxitua në këtë moment pasi Berisha nuk e goditi sulmuesin izraelit, ky është një moment ku nuk pati bashkëveprimin të mirë ndërmjet gjyqtarëve. I pyetur nëse ky ishte një gjykim normal, ndëshkimi me karton të kuq dhe penallti kur loja ishte në zhvillim, Janku theksoi se në të tilla raste nëse do të kishte sjellje antisportive në zonë akordohet penallti dhe karton i kuq.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb