SHKODËR – Një tjetër shtetas malazez është arrestuar nga policia shqiptare ditën e sotme në Shkodër pasi i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosvënien e masës administrative. Sllaviolub Knezhgjeviç, 56 vjeç banues në Beograd të Serbisë, u arrestua pasi i ofroi 5 euro policit rrugor në aksin Koplik-Bajzë, qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte me të meta teknike.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në datë 01.03.2017, në aksin rrugor Koplik-Bajzë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip VOLVO (kamion) me targa BG607LC, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte me të meta teknike.  Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal,” njofton policia.

Më herët  31 vjeçari Mileta Medenica, banues në Podgoricë të Malit të Zi u ndalua superstradën Laç – Lezhë.  Sipas policisë ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parakalim të gabuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: