Zyrtarët japonezë po vëzhgojnë nga afër udhëtarët e një kroçiere në Yokohama, ku janë identifikuar 135 raste me koronavirus. Anija është vënë në një karantinë dy javore. Ekipet mjekësore arritën në kroçier të martën në mëngjes.

Numri i të infektuar e çon në 150 shifrën e përgjishme të të prekurve nga koronavirusi në Japoni. Ministri japonez i Shëndetësisë tha se qeveria po shikon mundësinë e testimit të 3.700 njerëzve në bordin e kroçierës Diamond Princess, raporton Voa.

Zyrtarët po kërkojnë udhëtarëve të qëndrojnë sa më shumë në kuvertën e anijes dhe të matin rregullisht temperaturën për të parë nëse kanë ethe. Anija ka dalë tani në det të hapur dhe do të rikthehet në portin e Jokohamës të mërkurën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb