Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur në minierën e arit në Republikën Demokratike të Kongos.

Menaxheri i minierës së arit në rajonin Mambasa, Etienne Etaka tha se anëtarët e grupit separatist Aleanca për Zhvillim të Kongos (CODECO) vranë 9 punonjës të minierave.

Zyrtari ushtarak Jules Ngongo tha se separatistët kohët e fundit kanë filluar sulmet në zonat ku forcat e sigurisë nuk janë aktive.

RD e Kongos ka burime natyrore si diamante, bakër dhe ar, por popullsia e vendit është jashtëzakonisht e varfër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb