Real Madrid sheh nga e ardhmja me një projekt ambicioz. Me një stadium të ri dhe blerjen e yjeve për futbollit, klubi “los blancos” kërkon të kthejë edhe një herë kohën e “galaktikëve”. Por në të njëjtën kohë nuk harrohen as ikonat që kanë bërë historinë në dekadën e fundit. Një prej tyre është padyshim Sergio Ramos. Real Madrid i ka ofruar rinovimin kapitenit të tij.

060120286 295068ff Eab5 4e10 8a16 0001fb7949fb
060120286 295068ff Eab5 4e10 8a16 0001fb7949fb

Lajmi bëhet I ditur nga “AS”, e përditëshmja madrilène gjithmonë e mirë informuar me atë që ndodh te “merengues”. Sipas kësaj gazete nuk ka asnjë problem për arritjen e marrëveshjes, ndërsa firma e rinovimit do të vijë përpara rinisjes së sezonit në La Liga. Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon në 30 qershorin e ardhshëm, ndërsa pas rinovimit Sergio Ramos do të jetë pjesë e Real Madrid deri në vitin 2022.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb