Ndërprerja e gjatë e futbollit ka patur edhe një impakt pozitiv te skuadrat, sidomos ato që gjatë pjesës së parë të sezonit vuanin dëmtimet e shumta. Një prej tyre është Real Madrid, që pret rikthimin në fushë për rinisjen e La Liga me ekipin e plotë. Zinedine Zidane mund të jetë i qetë, pasi ka arritur të rikuperojë të gjithë futbollistët që për dëmtime dhe probleme të ndryshme fizike kanë kushtëzuar zgjdhjet e tij. Më i rëndësishëm është rikuperimi i Eden Hazard.

Zidane Is Rearmed Marca 33
Zidane Is Rearmed Marca 33

Ylli belg qëndron jashtë fushës së lojës që nga fundi nëntorit, ndërsa tani është gati të ndihmojë skuadrën “los blancos”. Lajme të mira për madrilenët, që kërkojnë të kalojnë Barcelonën, e cila përpara ndërprerjes së La Liga krysonte me dy pikë më shumë. Real Madrid do të luajë ndeshjen e parë më 14 qershor, ku do të presë në shtëpi Eibar. Ndërkohë, pas lejimit të stërvitjeve në grup që nga dita e hënë, Zidane për herë të parë zhvilloi dy ndeshje kontrolli me grupin e plotë të skuadrës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: