Zinedin Zidan ka kërkesat e tij për ta kthyer Real Madridin te lavdia pas një sezoni të mbushur me dështime dhe zhgënjim. Florentino Perez shpreson që francezi të bashkojë një grup të krisur, ndërsa për edicionin e ardhshëm i ka premtuar çekun e bardhë për përforcimin e skuadrës.

Në majën e dëshirave të Zidan është Eden Hazard, anësori belg i Çelsit, që do të mund t’i lejonte Real Madridit të rriste edhe më shumë cilësinë në sulm, që po çalon pas largimit të Kristiano Ronaldos.

Kështu Reali ka gati ofertën për të bindur Çelsin, 82 milionë euro në arkat e londinezëve për kartonin e belgut. Por blutë nuk janë aspak të bindur me këtë shumë, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e madhe, plot 28 milionë euro pasi drejtusit londinezë duan të paktën 110 milionë euro. Gjithsesi, rol në të madh në këtë tratativë do të luajë dhe dëshira e lojtarit.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb