Karim Benzema ka marrë vendimin për t’u larguar nga Real Madrid dhe të transferohet në Arabinë Saudite ku do të përfitojë 100 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

Një vendim ky që detyron Los Blancos të vihen në kërkim të një sulmuesi që do të jetë në gjendje të zëvendësojë francezin, i cili ka qenë lideri absolut i madrilenëve në sezonet e fundit.

Kështu, pasi kanë zyrtarizuar lamtumirën e Topit të Artë, madrilenët janë vënë në lëvizje për të gjetur sa më shpejt sulmuesin e së ardhmes dhe ta marrin menjëherë në Madrid.

I përzgjedhuri i Florentino Perez duket se është Harry Kane. Sipas së përditshmes spanjolle AS, Tottenham e ka përcaktuar çmimin për anglezin. Për të bindur Spursa, Real do të duhet të paguajë 100 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb