Emergjencë totale përpara sfidës kundër Atalanta në Champions League. Zinedine Zidane duhet të shpik një formacion nga e para, në një kohë kur lista e mungesave sa vjen e shtohet. Trajneri i Real Madrid ka bërë publik lojtarët e grumbulluar për këtë përballje të parë në Bergamo dhe ajo që bie në sy është numri i reduktuar, vetëm 19 lojtarë të përfshirë. Së fundmi, Zidane humbet edhe shërbimet e Karim Benzema, sulmuesi francez nuk ishte i pranishëm as në sfidën e fundit në La Liga kundër Valladolid. Analizat e fundit konfirmuan se ka një përmirësim por jo i mjaftushëm për të qenë në fushë kundër Atalanta.

Jo vetëm Benzema, Zidane nuk do të ketë në dispozicion as Sergio Ramos, Militao, Valverde, Marcelo, Carvajal, Odriozola, Hazard e Rodrygo duke e dërguar në nëntë numrin e mungesave. Pavarësisht emrit të madh që Real Madrid përfaqëson, me kaq shumë mungesa transferta kundër Atalanta nuk pritet të jetë aspak e lehtë, ekipi i Gasperinit është rikthyer sërish në formën më të mirë dhe përfaqëson një rrezik të madh për gjigandët spanjoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb