SPANJA

Real Madrid ka humbur sërish duke hedhur tjetër hap fals në garën për titull. Madrilenët janë mposhtur nga Levante në shtëpi me një përmbysje rezultati nga miqtë.

Në vetëm 9 minutat e para Real Madrid luajti me 11 lojtarë pasi Eder Militao shkaktoi faull mbi sulmuesin e Levantes.

Pas 4 minutash Real Madrid shënon me Asension, por Levante superiore në fushë barazon me Morales. Roger bëhet protagonist i ndeshjes pasi humb fillimisht një penallti, dhe rikuperon më vonë për të shënuar golin e fitores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb