MADRID – Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Real Madridi është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pasi lojtari Denis Cheryshev, që ishte përzgjedhur në formacion për ndeshjen ndaj Cadizit, ishte i pezulluar.

Rusi Cheryshev ishte titullar në ekipin e “Los Blancos” dhe shënoi golin e parë në fitoren 3:1. Por, futbollisti rus nuk do të duhej të ishte në fushë, pasi ishte i pezulluar që nga edicioni i kaluar kur ishte i huazuar te Villarreali.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: