Me Barcelonën në krizë totale dhe me Real Madrid që jo gjithnjë arrin të shkëlqej, La Liga e këtij sezoni po rezulton shumë konkurruese, mjafton vetëm një detaj, katër ekipe ndodhen në kuotën e 21 pikëve, Real Madrid, Sevilla, Betis dhe Real Sociedad. Pas fitores në “El Clasico”, Real Madrid ngec në “Bernabeu”, Osassuna arrin ti rrëmbejë një pikë pas barazimit pa gola.

Kjo dukej një sfidë e mallkuar për ekipin e Ancelottit, që prodhuan pafund, iu afruan golit të avantazhit në më shumë se një herë por Benzema me shokë kishin humbur shënjestrën. Shtyllat u kthyer në pengesë, jo vetëm për madrilenët por dhe për miqtë.

Në barazim 1-1 u ndal edhe Sevilla në transfertë përballë Mallorca. Sanchez kaloi vendasit në avantazh ndërsa Erik Lamela barazoi shifrat për Sevilla në minutën e 73-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb