Kombëtarja U-21 arriti një fitore 3-2 në ndeshjen miqësore të luajtur dje kundër Bjellorusisë U-21, ku protagonist ishte Emir Sahiti i cili realizoi ‘dopietë’.

Futbollisti i Hajduk Split është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes. Ai ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur për golat që kam shënuar dhe që i kam siguruar fitoren ekipit tonë. Janë golat më të bukur në karrierën time dhe besoj se kështu do të vazhdoj, duke dhënë maksimumin tim”.

Ermir Sahiti tregoi edhe ëndrrën e tij si futbollist: “Ëndërroj të jem në kombëtaren A”. Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen sërish në një miqësore tjetër, më 8 qershor, po në “Elbasan Arena”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb